Eshtë finalizuar në Durrës operacioni i koduar “Episodet”, gjatë të cilit janë zbardhur 3 vjedhje në subjekte në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar

Identifikohet dhe arrestohet autori i tyre, shtetas me precedent në këtë fushë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjektet që administronin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit u vu në pranga autori i tri prej këtyre rasteve, shtetasi R. H., 26 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari, më datat 10.02.2026, 05.03.2026 dhe 09.04.2026, ka vjedhur produkte në 3 subjekte (markete dhe tabakino), në lagjet nr. 1, nr. 15 dhe nr. 17.

Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 26-vjeçari”,- bën të ditur policia e Durrësit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.