Pamje të forta u regjistruan pas sfidës Vllaznia-Teuta. Kuqebluve u mjaftoi një gol për fitoren, teksa pas mbylljes së sfidës erdhi edhe përplasja mes tifozerive. Disa prej tifozëve të Vllaznisë lanë sektorët e tyre, për të sulmuar ata të Teutës.

Më pas pati edhe përplasje mes Policisë dhe tifozëve nga Durrësi. Ndërkohë që nuk munguan shoqërimet nga Policia për tifozët e Teutës, që kishin udhëtuar në transfertë.

Kujtojmë se sfida dje ishte e tensionuar me ofendime jashtë fushës së blertë, ndërsa dy tifozeritë kanë rivalitet prej vitesh.

Për të parë videon KLIKONI KËTU.