Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrethrrotullimin e rrugës Egnatia në Durrës.

Mjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të bërë zbardhjen e shkakut.