Policia e Durrësit ka reaguar mbi aksidentin tragjik që i mori jetën dy fëmijëve dhe një tjetër la në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal është shtetasi N.R. 57 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërsa i mituri tjetër që ndodhet në gjendje të rëndë po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Durrës / Informacion paraprak:

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.