Në mbyllje të protestës para Bashkisë së Durrësit, pjesëmarrësit kanë vendosur pankarta në dyert e institucionit me mesazhe si “Kujdes, mos na vrisni”, “Ne duam drejtësi për dy engjëjt”, “Duam park për fëmijë. Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë, të luajnë dhe të rriten të sigurt. Kur këto të drejta shkelen, ne ngrihemi dhe kërkojmë drejtësi” dhe “Qielli fitoi dy engjëj, ne humbëm dy buzëqeshje të pafajshme”.
Në shkallët e bashkisë janë ndezur qirinj në kujtim të dy fëmijëve dhe është kërkuar nga institucionet marrja e masave konkrete për të garantuar sigurinë dhe për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.










