Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka bërë me dije se po vijojnë ndërhyrjet për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane në qytet.

Aktualisht, ekipet po punojnë në lagjen nr. 4, ku po kryhet largimi i kabllove ajrore të internetit nga fasadat e pallateve dhe sistemimi i tyre në rrjetin nëntokësor.

Sipas Sakos, këto ndërhyrje do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, me synim krijimin e një hapësire urbane më të rregullt, estetike dhe funksionale.

Postimi i Sakos:

Punojmë çdo ditë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane 🚧🦺, me qëllim rritjen e cilësisë së jetesës në qytet.

Aktualisht, ekipet tona janë duke ndërhyrë në 📍 lagjen nr. 4, ku po kryhet largimi i kabllove ajrorë të internetit nga fasadat e pallateve dhe sistemimi i tyre në rrjetin nëntokësor.

Këto ndërhyrje vijojnë të realizohen në zona të ndryshme të qytetit, si pjesë e angazhimit tonë për një hapësirë urbane më të rregullt, më estetike dhe më funksionale.