Puna për rehabilitimin e sistemit kullues në Durrës po vijon në disa prej zonave kryesore të qytetit, me fokus në Durrësin e Ri, zonën e Plazhit dhe Shkozetin.
Aktualisht po kryhen ndërhyrje për zgjerimin dhe thellimin e kanaleve kulluese, si edhe pastrimin e tyre, me qëllim rritjen e kapaciteteve për përballimin e ujërave dhe parandalimin e problematikave që mund të shkaktohen nga reshjet, bën me dije kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako.
Sipas autoriteteve vendore, puna do të vijojë në të gjithë territorin e Durrësit, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës kulluese dhe minimizimit të rrezikut nga përmbytjet.





