Ardian Gjera është emëruar zyrtarisht drejtor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor për Qarkun Durrës. Prezantimi i tij në detyrë është bërë nga drejtoresha e Përgjithshme, Luneda Sufali.

Më herët, Gjera e ushtronte këtë funksion si i komanduar, ndërsa tashmë është emëruar zyrtarisht në krye të institucionit.

Ai merr detyrën pas largimit të ish-drejtorit Indrit Cerloj, i cili u transferua në postin e drejtorit të Burgut të Durrësit. Cerloj u arrestua më pas në lidhje me arratisjen nga spitali të të paraburgosurit të SPAK, Altin Ndoci.

Ardian Gjera ka mbajtur më parë edhe detyrën e drejtorit të AKU-së.