Vjen reagimi i menjëhershëm nga institucionet vendore pas shqetësimit të ngritur nga Durrëslajm për stacionin e urbanit në rrugën e Currilave.

Më herët gjatë ditës, i riu me aftësi të kufizuara, Flamur Bala, denoncoi faktin se kabina e stacionit të urbanit të linjës Durrës–Currila bllokonte qarkullimin në trotuar të personave me aftësi të kufizuara, nënave me fëmijë të vegjël, etj.

Pak minuta më parë, Ndërmarrja Rruga ndërhyri për të larguar strukturën e stacionit të autobusit dhe njëkohësisht konfirmoi se ka njoftuar kompaninë që menaxhon këtë linjë urbanesh që të vendosë aty një model të ri stacioni.

Sipas të njëjtave burime, krahas asfaltimit të këtij aksi do të ndërhyhet edhe për rregullimin dhe sistemimin e trotuareve.