Ilir Dizdari, inxhinier elektrik nga Shijaku, u shpreh kritik ndaj ndarjes territoriale, duke deklaruar se Shijaku ka humbur fuqinë dhe identitetin që ka pasur më herët për shkak të shkëputjes së territoreve që, sipas tij, nuk duhej t’i hiqeshin.

“Nëse shkojmë në Marikaj, në Vorë, në Picar apo në Muçaj dhe t’i pyesim banorët nëse ndihen durrsakë apo tirons, ata thonë se janë shijaks”, deklaroi Dizdari gjatë diskutimit për reformën administrativo-territoriale.