10-vjeçarja Emily Gripshi, nxënëse e shkollës artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës, u vlerësua me çmimin e tretë në konkursin kombëtar me temë “Vizatoj Historinë e Qytetit Tim”, i organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë.

Në këtë konkurs ku morën pjesë fëmijë nga e gjithë Shqipëria, të grupmoshës 10-15 vjeç, vogëlushja nga Durrësi u prezantua me një punim të realizuar me teknikën e vizatimit mbi letër me titull: “Kulla Veneciane në Durrës”.

Nxënësja e shkollës artistike është e apasionnuar pas instrumentit të pianos, por piktura dhe vizatimi janë një hob i kahershëm i saj.

Talentin e saj, ajo e dëshmoi më së miri në këtë konkurs, ku juria profesioniste, e përbërë nga profesionistë të artit pamor pjesë të Muzeut Historik Kombëtar, e vlerësoi me çmimin e tretë.