Pas pezullimit të tre drejtuesve në Policinë Vendore të Durrësit, pas tragjedisë së ndodhur në zonën e Ish-Kënetës ku humbën jetën dy të mitur, janë komanduar tre figura të reja në strukturat drejtuese të policisë.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, drejtori i Policisë Afrim Xhafa është zëvendësuar nga Ervin Hodaj. Ndërkohë, në krye të Policisë Rrugore është komanduar Blerim Laçi.

Ndryshimi i fundit lidhet me postin e zv/drejtorit të Policisë Vendore Durrës, detyrë e mbajtur prej disa vitesh nga Bujar Deliallisii cili ka marrë një post të ri në strukturat e policisë ne kryeqytet. . Në vend të tij është komanduar Ermir Shehu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.