Kryeqyteti shqiptar i turizmit hapi sot zyrtarisht sezonin veror. I kthyer vitet e fundit në një destinacion të vizitueshëm në çdo stinë të vitit, gjatë 3 muajve të verës Durrësi regjistron zakonisht flukset më të larta turistike, kjo për shkak të kthimit në atdhe të emigrantëve, shqiptarëve të diasporës, por edhe të huajve që e zgjedhin qytetin buzë Adriatikut si destinacion për pushimet e tyre.

Me rastin e hapjes së sezonit veror, bashkia ka planifikuar një sërë aktivitetesh, të shtrira përgjatë 2 ditëve të fundjavës.

Vija bregdetare, pas përfundimit të zgjerimit si dhe pastrimit e plugimit të rërës është gati për flukset turistike. Me hapjen pak javë më parë të Muzeut Arkeologjik dhe atij Etnografik, Durrësi ofron tashmë për të gjithë adhuruesit e turizmit kulturor gjithë potencialin e trashëgimisë kulturore që disponon.

Por në Durrës, nuk gjen vetëm arkeologji, histori dhe një vijë të larmishme bregdetare. Për ata që preferojnë pushime plot adrenalinë dhe aventurë, ofertat turistike nuk mungojnë.

Ndërkohë, gjatë 3 muajve të verës është parashikuar një kalendar i pasur me aktivitete kulturore dhe artistike kombetare dhe nderkombetare si koncerte, festivale, shfaqe teatrale etj.

M.B.