Frikë në Elbasan dhe Durrës, ku mësohet se një tërmet është ndier në këto dy qytete dhe në zonat përreth.
Sipas të dhënave të para, mësohet se magnituda ka qenë rreth 4.0, teksa si epiqendra mësohet të jetë pranë Peqinit, me thellësi rreth 5 kilometra.
Fatmirësisht, lëkundjet nuk kanë qenë aq të mëdha sa për të shkaktuar dëme.






