Zbardhet identiteti i 25-vjeçarit që humbi jetën sot në një prej magazinave të fabrikës së prodhimit të skafeve në Fllakë të Durrësit.
Si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, humbi jetën nga asfiksia Omar Faruk, një i ri nga Bangladeshi, ndërsa kolegu i tij, nga Kenia, 30 vjeç, ndodhet në spital, jo me plagë djegie, por i asfiksuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Sektorit Rinia.





