Në ambientet e Qendrës PTC – Qendra e Trajtimit Psikosocial, u zhvillua me sukses eventi bamirës “Bëhu edhe ti Dora e Guximshme”, një aktivitet i organizuar me qëllim mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve në nevojë.

Aktiviteti u organizua nën kujdesin e deputetes znj. Etleva Budini, Znj.Blerta Kasalla, Z.Kreshnik Zdrava dhe drejtores ekzekutive të Qendrës PTC, Znj.Fabiola elezaj.

Një nga momentet më të veçanta të ditës ishte sfilata e fëmijëve me veshje tradicionale shqiptare, të shoqëruar nga terapistët e qendrës, drejtoresha znj. Elezaj dhe znj. Budini, duke përcjellë mesazhe të forta për përfshirjen, dashurinë dhe mbështetjen ndaj çdo fëmije.

Ky event u realizua falë bashkëpunimit të bizneseve dhe partnerëve që iu bashkuan nismës së Qendra PTC duke dëshmuar dashurinë dhe mbështetjen ndaj cdo fëmije dhe familje.

Në aktivitet morën pjesë prindër, fëmijë, donatorë dhe qytetarë të shumtë, të cilët kontribuan me donacione simbolike. Të ardhurat e mbledhura do të shërbejnë për sigurimin e mjeteve psiko-didaktike dhe ofrimin e orëve terapeutike për fëmijët dhe familjet që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Ky event dëshmoi edhe një herë se kur komuniteti, bizneset dhe institucionet bashkojnë forcat, mund të krijohen mundësi më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.
Një ditë solidariteti dhe përfshirjeje në Qendrën PTC e mbyllur me mesazhin ” Të gjithë mund të bëhemi një dorë e fortë mbështetëse për këto familje”