Me shfaqjen teatrale “Liza në botën e çudirave” shkolla 9-vjeçare ‘Vëllezërit Haradinaj” mori nga juria profesioniste çmimin e parë të edicionit të parë të Festivalit të Teatrove për Fëmijë të organizuar nga QKF Durrës.
Për mësuese Rudina Memën dhe nxënësit e klasës së tretë të angazhuar në këtë shfaqje, çmimi ishte kurorëzimi më i bukur për përkushtimin e treguar.
Pavarësisht se ishte edicioni i parë i këtij festivali, ftesës së organizatorëve iu përgjigjën pozitivisht 5 shkolla të bashkisë Durrës, ndërkohë që synimi është që ky aktivitet të kthehet në traditë për shkollat e qytetit dhe vitin e ardhshëm të regjistrojë pjesëmarrje më të gjerë, bën të ditur për “DurrësLajm” përgjegjësi i sektorit të artit pranë QKF-së, Arian Plaku.
Çmimin e dytë të Festivalit të Teatrove për Fëmijë e mori shkolla “Abedin Dino”.
M.B.





