Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik dhe pret mijëra pushues vendas e të huaj gjatë muajve të verës, por pamjet që vijnë nga disa prej plazheve publike në zonën e Shën Pjetrit dhe Gjirit të Lalzit tregojnë një realitet krejt ndryshe nga ai që promovohet për turistët.

Një ditë më parë publikuam një video nga ndotja në Gjirin e Lalzit, ndërsa paraditen e sotme kjo ishte pamja që ofronin hapësirat publike në plazhin e Shën Pjetrit.

Përgjatë sipërfaqes së rërës, vërehen grumbuj mbeturinash të shpërndara kudo.

Shishe plastike, kanaçe, ambalazhe ushqimore dhe mbetje të tjera janë të pranishme në hapësirat ku pushuesit zgjedhin të pushojnë.

Në një kohë kur synohet të tërhiqen sa më shumë turistë, pamje të tilla rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e bregdetit shqiptar dhe dëmtojnl ofertën turistike të zonës.