Ervin Hodaj është emëruar më herët gjatë ditës së sotme në krye të uniformave blu në Durrës.

Hodaj u komandua në postin e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës, kohë më parë, pas largimit nga detyra të ish-drejtorit Afrim Tafa, të cilit aksidenti tragjik në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, i kushtoi postin.

Pak ditë më parë, Hodaj, së bashku me drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, iu nënshtrua procesit të konkurrimit për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në disa qarqe të vendit.

I pyetur nga “DurrësLajm” gjatë konferencës për shtyp që dha pak ditë më parë, Hodaj nuk e fshehu dëshirën për të drejtuar blutë e Durrësit, në rast se do të përzgjidhej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hida, për këtë detyrë.