Protesta qytetare e paralajmëruar për t’u zhvilluar këtë të enjte në sheshin “Liria” të Durrësit nën moton “Durrësi nuk është për shitje”, nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së pjesëmarrësve.

Megjithëse në rrjetet sociale ishte bërë thirrje që qytetarët të mblidheshin në orën 19:00 në sheshin qendror të qytetit, siç duket dhe në foto deri në orën 19:30 numëri i pjesmarrësve është shumë i vogël.

Ndryshe nga Tirana, ku protestat qytetare po vijojnë prej 19 ditësh radhazi, thirrja e publikuar online për tubim në Durrës nuk ka gjetur mbështetje te qytetarët.