Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në mbikalimin e Shkozetit, në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të lënduarit.
Ndërsa pritet ndërhyrja e ekipeve të emergjencës dhe e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





