Nga Myzejen Konduri
Në këto ditë ku TV & gazetat merren me jetën politike, vrasjet e aksidentet, dua të tregoj për një rast frymëzues të një vajze 17-vjeçare nga Durrësi.
Quhet Emily Spahiu. Studion për Violinçel në shkollën artistike “Jan Kukuzeli”. Emily, është një xhevahir në gjerdanin e vlerave. Është nxënëse ekselente dhe për këtë, Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, e ka vlerësuar 2 vjet radhazi me “Certifikate Mirënjohjeje”.
Emily, në krah të ëndrrave, me punë, përkushtim e pasion, krahas rezultateve të shkëlqyera në mësime, ka rrezatuar Talent e Perfeksion në Violinçel. Interpretimi i saj bëri që në vitin 2023, në sallën e famshme Golden Hall, të fitojë çmimin e 2- të, në interpretim solo, në Austri. Më pas, çmimin e parë në Tirana Talent & Mema Festival.
Çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar “Fenix” në Poloni…e shumë çmime e certifikata mirënjohjeje në veprimtari e konkurse, derisa arriti te marrë më 29 mars Çmimin e Madh ” Grand Prix” në Spanjë, bashkë me orkestrën e Fëmijve “Amadeus” të Prishtinës në konkursin nderkombëtar të orkestrave. Më 11 korrik 2026, mori çmimin e pare Gold në Pragë të Çekisë, për virtuozitetin si instrumentiste.
Emily, një vajzë e mençur me prirje të shumëfishta në fushën e muzikës, që të cudit, di t’i bjerë dhe kitarës, violës, pianos, ndërsa flautit e violinës , në nivel fillestar.
Tek bisedon, të mrekullon synimi i saj që të bëhet një violinceliste e famshme në Botë…Ëndërron të përfaqësojë Shqipërinë, atdheun e saj si pjesë e Orkestrës se Vjenës.
Ajo çmon dhe e ka etalon Jacqueline Du Pier, një violençeliste e famshme. Ndaj vazhdon me perkushtim të studiojë që dhe tingulli e meloditë që Emily do të interpretojë të jenë magjepsëse si të kësaj mjeshtëreje të Violinçelit.
Po në këtë rrugëtim, nuk mund të lëmë pa përmendur dy prindërit e saj që e kanë mbeshtetur që në nisjen e këtij rrugëtimi. Gjithashtu në këtë formim dhe arritje të këtyre rezultateve, ka dhe Profesori Fation Kotori, që pa u lodhur i ka qëndruar pranë.
Emily ka 2 motra që janë spektatoret e para e të përhershme, bashkë me prindërit e fansat e saj. Tek shikoj dhe videot qe më prezanton, vërej një interpretim sa të zgjuar po aq të guximshëm në pjesët që luan e që i ka sinkronizuar në një prefeksion befasues. E besoj se sa i është dashur të kacavirret në krahët e lodhjes…
Edhe kur flet, ajo duket e shumëditur, duke mbetur te realizimi i objektivave qe i mban përballë vetes, e sigurtë që do t’i bëjë të gjitha ëndërrat realitet.
Po është për t’u kujtuar se Emily, është mbesa e poetit të shquar, Xhevahir Spahiu. Ajo po ndjek gjurmët e suksesit të tij. Kur e pyes, pergjigjet:- Gjyshi im, Xhevahir Spahiu, më ka frymëzuar me krijimtarinë e yij. Që në vogëli më ka vendosur muzikë klasike për t’i’i dëgjuar e më ka treguar për shumë histori muzikantësh të shquar…
Një shembull është Emily Spahiu, vajza 17-vjecare, violinçelistia e talentuar që e ka vënë herët kurorën e lavdisë. Ajo u përcjell një mesazh bashkëmoshatarëve.”Vazhdoni të studioni e punoni fort e me përkushtim, larg veseve të kohës! Merruni me art se arti ju shton jetën!”
Dua të tërheq vëmendjen me këtë shkrim që të jemi në shërbim të këtyre vlerave për të mos i lënë në harrim. I uroj Emily-s të mbajë premtimet dhe të jetë e vetëdijshme për suksesin drejt majave të tjera të interprtimit e melodive me ngjyrat e jetës. Tek shtrënguam duart, pulëbardhat gëzueshëm fluturonin në qetësinë e detit aty pranë.
MYZEJEN KONDURI





