Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në arrest në burg Xhuljano Hoxhën, i cili u ekstradua nga Londra drejt Shqipërisë.

Pas ekstradimit, ai është përballur me masën e sigurisë në GJKKO, e cila ka vendosur që të qëndrojë në qeli gjatë vijimit të hetimeve.

Hoxha dyshohet se është pjesë e grupit të akuzuar për kultivimin e rreth 870 kilogramëve kanabis në Berat në vitin 2022.