Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur sot në mëngjes në lagjen nr. 13 të Durrësit, ku humbi jetën 66-vjeçari F.D.
Në pamjet e siguruara nga “DurrësLajm“, nga kamerat e sigurisë duket momenti i përplasjes, ndërsa 66-vjeçari goditet nga një taksi elektrike.
Pas aksidentit, i moshuari u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Për ngjarjen, drejtuesi i taksisë, 26-vjeçari Aldi Talelli, është shoqëruar nga policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





