Jessie J u detyrua të ndërpresë koncertin e saj për të kërkuar largimin e dy personave në publik që ishin përfshirë në një sherr.

Këngëtarja po performonte në festivalin “Party in the Paddock” në Mbretërinë e Bashkuar kur papritmas njerëzit në publik filluan të ziheshin.

Në videot e postuara në rrjete sociale, Jessie J shihet fillimisht duke u kërkuar atyre që ishin të përfshirë drejtpërdrejt të qetësohen, por përpjekjet e saj nuk patën sukses, duke e bërë atë të kërkojë nga sigurimi t’i largojë nga vendi i ngjarjes.

“A mund të përpiqen të gjithë të qëndrojnë të qetë, sepse sa më intensive të bëhen gjërat, aq më keq do të bëhen”, tha ajo, duke shtuar: “Ky është alkool dhe egoizëm. Thjesht qetësohuni”.