Policia Bashkiake Durrës ka nisur këto ditë një aksion për largimin e barrierave dhe pengesave fizike në hapësira publike, të cilat zihen nga qytetarët në mënyrë individuale dhe të kundraligjshme.
“Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë ndërmarrë masa për largimin e barrierave dhe pengesave fizike të vendosura nga qytetarë apo subjekte, si: kupola betoni, struktura metalike, bidona, zinxhirë, goma, karrige apo mjete të tjera rrethanore të përdorura për të zënë vende parkimi”,- shkruan Policia Bashkiake në një njoftim në rrjete sociale.
Njëkohësisht, kjo polici u bën apel qytetarëve t’i heqin vullnetarisht këto pengesa, sepse në të kundërt do të rrezikojnë gjobat dhe procedimet penale.
“Apeli ynë është që qytetarët dhe subjektet t’i largojnë vullnetarisht këto pengesa. Duke hequr vullnetarisht pengesat, shmangim masat administrative apo procedimet penale,por mbi të gjitha tregojmë qytetari për komunitetin dhe hapësirën që na përket të gjithëve”.
Njoftimi i plotë:
Hapesirat publike do të rikthehen në funksion të të gjithëve!
Hapësirat e parkimit dhe sipërfaqet publike janë të përbashkëta dhe nuk mund të rezervohen apo zihen në mënyrë individuale përmes pengesave të ndryshme.
Për këtë arsye shërbimet e Policisë Bashkiake kanë ndërmarrë masa për largimin e barrierave dhe pengesave fizike të vendosura nga qytetarë apo subjekte, si: kupola betoni, struktura metalike, bidona, zinxhirë, goma, karrige apo mjete të tjera rrethanore të përdorura për të zënë vende parkimi.
Apeli ynë është që qytetarët dhe subjektet t’i largojnë vullnetarisht këto pengesa. Duke hequr vullnetarisht pengesat, shmangim masat administrative apo procedimet penale,por mbi të gjitha tregojmë qytetari për komunitetin dhe hapësirën që na përket të gjithëve.
Hapësira publike është e përbashkët. Ta mbajmë atë të lirë





