Një aksident është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Rinasit.

Tre automjete janë përfshirë në aksident, njëra prej të cilave një mjet tip “Benz” është përmbysur në rrugë.

Mes makinave të aksidentuara është edhe një “Lamborghini” me targa zvicerane.     

Nuk dihet nëse ka të lënduar, teksa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.