Një person është shoqëruar në polici pas vrasjes së 65-vjeçarit në Mirditë. Deklarata u dha nga drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça në një prononcim për mediat, por nuk mund të bëjnë publik identitetin e tij.

Rreth orës 08:55 jemi njoftuar për një ngjarje të rëndë, vrasjen e një shtetasi në makinën e tij. Rreth 20 minuta më vonë kemi gjetur një makinë të djegur. Kemi një të shoqëruar”, tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça.

MAKINA E VIKTOR bARDHIT SHOSHE

Siç shihet nga pamjet, makina është bërë “shoshë” nga plumbat, ndërsa autorët  pas krimit janë larguar.

Disa minuta pas ngjarjes është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.