Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.
Një automjet, pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me 3 makina të tjera të parkuara. Nga përplasja është goditur edhe një këmbësor, i cili ka mbetur i bllokuar mes dy automjeteve.
Për nxjerrjen e këmbësorit nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar është dashur edhe ndërhyrja e qytetarëve që ndodheshin pranë.
Këmbësori është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





