SHRUKD njofton abonentët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e fshatrave dhe në qytetin e Durrësit.
Shkak i kësaj situate është stakimi i energjisë elektrike nga OST në linjën 110 kv, e cila furnizon me energji stacionet e pompave në Fushë-Kuqe dhe Fushë Milot.
Ndërprerja e energjisë elektrike parashikohet të zgjasë 5 orë, nga ora 09:00 deri në 14:00.
SHRUKD kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë situatë të përkohshme dhe garanton se pas rikthimit të furnizimit me energji elektrike, do të vijojë puna për normalizimin e furnzimit me ujë.






