Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur mesditën e sotme në Rodos të Greqisë. Mësohet se ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Bregdeti Lindor–Aeroport rreth orës 12:30.

Bëhet me dije se një furgon i cili drejtohej nga një shqiptar me dy britanikë pasagjerë ka humbur kontrollin duke u përplasur kokë më kokë me një automjet i cili drejtohet nga një grek 57-vjeçar. Sipas mediave greke, mësohet se nën rrënoja janë gjetur të vdekur njëri prej britanikëve si dhe shoferi grek.

Ndërkohë në gjendje të rëndë janë gjetur shqiptari dhe britaniku tjetër të cilët u dërguan menjëherë në spital për mjekim. Nëntë zjarrfikëse me katër automjete kanë tentuar të lirojnë personat në automjet.