Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mesditën e kësaj të të diele në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në lagjen “Xhenjo”. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës nga ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Golf” ka goditur nga pas mjetin tjetër tip “Polo” duke e spostuar jashtë rrugës, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lëvizjes përgjatë këtij segmenti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.