Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në Durrës, në rrugën “Dëshmorët”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorrit. Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





