Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, në lagjen nr.12, pranë pallatit të Sportit “Ramazan Njala”.

Dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën, duke pësuar dëme materiale.

Ndërkohë mësohet se nuk ka persona të lënduar nga aksidenti.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë Rrugore, që po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.