Mesdita e së shtunës shënoi aksionin e 29-të dhe te 5-të ne Grykëderdhjen e Ishmit nga  River-Cleanup.org, Bruksel dhe dega e saj #RiverCleanupAlbania.

Rezultati: U mblodhën 4,4 ton (550 thasë) mbetje, kryesisht plastikë nga 115 vullnetarë në 1000 m gjatësi lineare bregdet në 20 m gjerësi.

-75 vullnetarë rezultuan:
50 studentë të UAMD-së,
10 nxënës nga shkolla “Ibrahim Kodra”, gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, shkolla 9-vjeçare “Vinçenc Prendushi”, shkolla “Kushtrimi i Lirisë”,
5 mësues dhe pedagogë nga shkolla French International School of Tirana dhe UAMD-ja,
5 banorë të Ishmit përfshirë fëmijët,
5 aktivistë natyre nga Tirana e Durrësi, sikurse Alben Guide dhe alpinisti i thesareve shqiptare Fation Plaku.

-Aksionit ju bashkua edhe skuadra e Prefektit të Qarkut të Durrësit, Roland Nasto, i cili si një ushtarak i disiplinuar në terren kish nisur punën në bregdet rreth 2 orë para vullnetarëve me 40 punonjës  nga Ndërmarrja Rruga dhe Pastrim Gjelbërimit, Bashkia Durrës, Agjencia e Zonave të Mbrojtura Durrës.

  • Një suport i këtij aksioni ishte edhe  edhe vetë Deputeti i zonës së Ishmit Jurgis Çyrbja, i cili kishte bërë lehtësisht të kalueshme 3/4 e aksit rrugor fshati Likmetaj-Grykëderdhje e Ishmit, duke mbushur gropat me baltë me inerte (çakull) dhe prerë ferrat në bashkëpunim me kryekomunarin e Ishmit, Kadri Gjylin, duke dhënë suport edhe si vullnetar.

“Falenderojmë për transportin e vullnetarëve me çmim të reduktuar agjencinë Eden Tours, për gjeneratorin e DJ kompaninë AON shpk, për ushqimin  Sanduich Flair.

Falenderojmë për transportin e mbetjeve që do bëhet nga bashkia Durrës, (duke shpresuar edhe njëherë të bëjmë riciklimin e shisheve plastike, kontenierëve të  detergjentëve dhe atyre kozmetike si shampo etj, tapave plastike tek kompani private riciklimi), kurse ato të mbetjeve spitalore tek kompania private EcoRiciklimi.

Mirënjohje pafund  për përvojën, suportin financiar, punën në terren të River-Cleanup.org, me përfaqësuesit që vizituan për herë të dytë Shqipërinë, Kevin De Backer dhe Wannes Vercauteren!

Së bashku po pastrojmë me duart e njerëzve, po edukojmë në shkolla dhe universitete, po transformojmë ide të përkrahura edhe nga instanca qeveritare dhe kompani private.
Me hapa të vegjël, por të sigurtë!

Sot një ditë e frytshme ku vullnetarizmi human provoi se është një potencial i jashtëzakonshëm kur do të jetë një rregullator i mirë i mjedisit të të gjithëve.

Pastro lokalisht, festo globalisht.”,- shkruan Rivercleanup.