Vajza me orgjinë nga Durrësi, Neraida Bega është në momentet më të mira të karrierës së saj, pasi po korr sukses si aktore në Hollywood.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, Neraida ka treguar se i lindi dëshira për t’u bërë aktore.

“Unë pata një audicion kur isha në Itali dhe mbasi e prova më pëlqeu shumë si ndjenjë. Edhe nga ajo ditë vendosa të ikja në Amerikë.

Fillimi ishte shumë interesant. Unë thash se e dija anglishten, por kur erdha këtu flisnin shumë shpejt. Shkoja gjithmonë te klasat e recitimit. Për gjashtë muaj kisha dhimbje koke se trupi nuk mbante më”, u shpreh ajo.

Më tej, shqiptarja tregoi edhe lidhjen e saj të dashurisë me aktorin e Power Rangers, Majk.

“Unë e njihja Majk nga bota e arteve marciale dhe e kisha ëndërr të stërvitesha me një kampion bote. Edhe aty lindi dhe dashuria jonë.

Më ka ndihmuar shumë. Vetëm këshillat që unë marr është shumë gjë e mirë. Kë të besoja dhe kë jo këtu në los anxhel në botën e aktrimit.  E kam si mentor si udhërrëfyesin tim këtu”.

Neraida foli dhe për takimet në punë që ka pasur me të famshëm si Brad Pitt apo Camila Cabello.

“Unë kam bërë 7 filma deri tani. Disa kanë arte marciale, disa jo, deri tani. Kam bërë shumë video game. Kam bërë një reklamë me Camila Cabello për një firmë këpucësh. Është shumë e ëmbël, saç edhe shihet në ekran. Shumë e thjeshtë dhe e dashur është.

Majk ka punuar me Brad Pitt dhe kur ishim te festa ai ishte atje. Në fillim njerëzit kujtonin se ishte fallco, por jo ishte shumë I thjeshtë. Kur unë njoh të famshëm, dua të di si kanë arritur aty. U bëj shumë pyetje se dua të di më shumë”.