Një punëtor ka rrezikuar jetën nga shkëputja e krahut të vinxhit të betonieres në një pallat në ndërtim në Durrës. 

Pak më parë, DurrësLajm publikoi foto nga incidenti i regjistruar përballë me shkollën "Marie Kaçulini", tek ish-Parku Sportiv,. në lagjen nr.5.

Tashmë, policia njofton se 49-vjeçari P.D. ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor,  shtetasi P.D., 49 vjeç,  banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.