Ditën e enjte më 21 maj pritet shembja e dy pallateve në Durrës, që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Konkretisht, pallatit 6-katësh në bulevardin “Dyrrah” – i njohur ndryshe si pallati i VIP-ave, si dhe pallatit tjetër 6-katësh nr.1062, në lagjen 7.

Teksa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat xhenio kanë bërë punën përgatitore për shembjen e pallateve, banorët vazhdojnë edhe për gjatë ditës së fundit për të larguar orenditë shtëpiake nga apartamentet e tyre.

Ardian Halili, kreu i IMT-së Durrës, tha për “DurrësLajm” se do të realizohet shembja me tritol e pallatit te lagjja nr.7, ndërsa për pallatin e VIP-ave ka ndryshuar plani dhe shembja do të bëhet me fadromë për shkak të shumë objekteve të banimit që ndodhen aty pranë.