Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se janë shkarkuar 9 punonjës të administratës në Tiranë dhe rrethe. Ministrja njoftoi se Task Forca antikorrupsion ka vendosur 60 masa disiplinore.

Gjonaj tha se në Durrës janë shkarkuar nga detyra 2 inspektorë të AKU në port si dhe kryeinspektori i Inspektoriatit shtetëror.

“Task Forca antikorrupsion ka filluar me intensitet të lartë verifikimin e denoncimeve nga qytetarët. Ka ushtruar kontrolle në disa institucione në Tiranë dhe rrethe. Në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Fier, spitalin rajonal Durrës, pikën kufitare të AKU Durrës. Bazuar në raportet e Task Forcës janë bërë 60 masa disiplinore nga të cilat 9 prej tyre janë largime nga puna. Konkretisht 3 përgjegjës të ALUIZNI-t, Tirana Rurale, 2 inspektorë të AKU në Durrës, kryeinspektorin e inspektoriatit shtetëror në Durrës, Drejtorin e ALUIZII-t Tirana Jug, inspektorin e kësaj zyre si dhe 4 përgjegjës sektori të legalizimeve që kanë shpërdoruar detyrën’, u shpreh Gjonaj.