Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Ambasadorit të Katarit, i cili ishte i pranishëm në Shijak, për investimin e bërë në Qendrën Shëndetësore Xhafzotaj.

Kryebashkiaku Arbana shprehet se shteti i Katarit ka treguar përkushtimin e tij në ndihmë të qytetarëve të Shijakut. Ambasadori i Katarit ka qenë vetë i pranishëm në qytetin tonë pranë banorëve të prekur nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Qendra Shëndetësore Xhafzotaj

Një Qendër e re që është bërë falë investimit të Qeverisë së Katarit, për të cilën jemi shumë mirënjohës.

Shteti i Katarit ka treguar përkushtimin e tij në ndihmë të qytetarëve të Shijakut. Ambasadori i Katarit ka qenë vetë i pranishëm në qytetin tonë pranë banorëve të prekur nga tërmeti.

Qëndra Shëndetësore Xhafzotaj ka 6 mjekë dhe 20 infermierë. Kjo qendër mbulon një shërbim shëndetësor me kushte shumë të mira për 16.770 banorë të Bashkisë Shijak.
Në kushtet e pandemisë janë 8 infermiere të angazhuar me procesin e vaksinimit kundër Covid 19.

Jam falenderues për donatorët, për Kryeministrin Rama, për Qeverinë shqiptare dhe për këdo që kthen sytë nga Shijaku dhe investon për qytetin tonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për shërbimet shëndetësore si nevojë bazë për çdo banor të Shijakut.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!