Analiza e zgjedhjeve të 25 prillit ishte tema kryesore e diskutimeve në mbledhjet e Asamblesë Socialiste Durrës, në qytet dhe njësi administrative.

Përmes një statusi në rrjetet sociale PS Durrës bën me dije se rezultati i zgjedhjeve parlamentare i bën të ndjehen të sigurtë, ndërkohë që sfidat e mandatit të tretë janë të shumta për të bërë më të mirën të mundshme për qytetarët dhe votuesit.

Postimi i plotë:

Takimet javore të Asamblesë Socialiste Durrës me pjesmarrjen e kryetarit të Partisë Z. Luan Zaza, kryetaren e Bashkisë Durrës znj. Emiriana Sako, deputetët znj. Milva Ekonomi, znj. Klodiana Spahiu, z. Jurgis Çyrbja, kryetarët e Rajoneve dhe kryetarët e Organizatave mbi ecurinë e detyrave dhe procesit të riorganizimit.

🌹Analiza e zgjedhjeve të 25 Prillit padiskutim na bën të ndjehemi se jemi në rrugën e duhur për ti berë gjerat sic duhet, por edhe më shumë. Mandati i tretë na shton më shumë përgjegjësinë që votën dhe besimin e cdo qytetari ta përkthejmë në investim, punë dhe shërbim të cdo qyterari.