Ish-kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Durrës, Roel Simaku, ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ditën e shtunë, ku pritet të zgjidhen emrat e rinj të këtij këshilli.

Simaku ka qenë deri disa vite më parë pjesë e strukturave të PD Durrës derisa u shkëput prej tyre për t’ju bashkuar partisë së Astrit Patozit.

Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit ngre pyetjen në postimin e tij lidhur me të njëjtët emra që kandidojnë nga Durrësi për një vend në këtë këshill.

Sipas tij, “janë po të njëjtat figura të cilatkanë kontribuar dhe janë shpërblyer më së miri në këto 15 vitet e fundit…,për të mos thënë më shumë”.

“Ore të rinjtë nga i coni ju?? Apo i përdorni vetëm për të ndarë fletushka në kohëra zgjedhore dhe për të zënē derën e Bashkisë apo të ndonjë institucioni tjetër.!!”,- shkruan Simaku.

Më tej ai bën një apel për demokratët e Durrësit: Hapeni Partinë o mjeshtrani se nuk jeni vetëm ju

Postimi i plotë:

Nuk është se më intereson, por dhe pa interes nuk është.

Po lexoja emrat e propozuar për anëtar në Këshillin Kombëtar të PD.

Si ka mundësi që emrat e propozuar nga dega e Durrësit janë po të njëjtat figura të cilat kanë kontribuar dhe janë shpërblyer më së miri në këto 15 vitet e fundit…,për të mos thënë më shumë.

Ore të rinjtë nga i coni ju?? Apo i përdorni vetëm për të ndarë fletushka në kohëra zgjedhore dhe për të zënē derën e Bashkisë apo të ndonjë insitucioni tjetër.!!

Hapeni Partinë o mjeshtrani se nuk jeni vetëm ju.

Kaq kisha dhe t’na falin shumë ata që mund të preken thellë dhe thellësisht në zemēr nga statusi im, nuk kam asgjë personale