Mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit është akostuar anija logjistike luftarake “San Marco (L 9893)”.

Vizitorja e veçantë kësaj të marte është anija luftarake “San Marco”, e cila është anija e dytë e marinës Italiane dhe bën pjesë në treshen e klasit San Giorgio, e pajisur me aeroplanmbajtëse.

“San Marco” ka një gjatësi prej 136 m, zhytje deri në 6,5 m dhe gjerësi 26m.

Klasi San Giorgio i Marinës Italiane, i njohur ndryshe edhe si klasi Santi (pasi tre njësitë që e përbëjnë mbajnë emrat e tre shenjtorëve), përbëhet nga tre anije luftarake amfibe të tipit aeroplanmbajtëse (LPD): “San Giorgio”, “San Marco” dhe e fundit, me një dizajn paksa më të ndryshëm, “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.

Agjencia “DyrrahSped” po asiston me shërbimin e agjencisë detare për anijen ushtarake përgjatë periudhës së qëndrimit të saj në port.