RTOP 42 “Dubrovnik”, është anija raketa hedhëse e klasit Helsinki, e cila u akostua një ditë mē parë në kalatën nr.5 të portit të Durrësit.

Pjesë e flotës detare kroate, RTOP 42 “Dubrovnik” është angazhuar në misionet e NATO-s në Mesdhe.

Anija luftarake ka mbërritur në Gjirin e Durrësit pas një udhëtimi njëditor nga Porti i Catanias, Itali.

RTOP 42 “Dubrovnik” lundron nën flamurin kroat dhe ka një gjatësi prej 45 m dhe gjerësi 8m.