Kandidati për kryetar bashkie i qytetit të Durrësit nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, në një intervistë ekskluzive për “DurrësLajm”, rrëfen se ky qytet për të është “i tradhtuar” nga qeverisja, ndërsa shprehet se aleancën per të ecur përpara do ta bëjë me qytetarët. Për Mukën, rivalët e tij e kanë humbur rrugën e fitores.

Pas shumë takimesh intensive që ka zhvilluar ditët e fundit ane mbanë Durrësit, Muka thotë se ka dëgjuar të njëjtën frazë: “Ardi, kemi nevojë për ndryshim sepse arroganca, korrupsioni që ka zaptuar bashkinë e Durrësit në këto 22 vite, ia ka sjellë njerëzve shpirtin në majë të hundës”.

Problematikat në qytet sipas Mukës janë të gjithanshme, nisur nga arroganca e bashkisë, që shërben për një klan të ngushtë njerëzish.

Lidhur me zhvillimin e Durrësit, Muka tregon 4 pikat kryesore të programit të tij:

“Durrësi ka nevojë për një zhvillim 4T: Turizëm, Transport, Tregti dhe Teknologji”.

Por nëse Muka do të fitojë zgjedhjet si kryebashkiak i ardhshëm i Durrësit, si do ta ndryshojë realitetin e qeverisjes nga ana e paraardhësve të tij, tashmë me një Këshill Bashkiak kundër, një buxhet të miratuar dhe një staf administrate që punon prej vitesh…

Muka thotë se këto nuk i sheh si pengesa, pasi zgjidhjen do ta gjejë me qytetarët, me alencën që do të bëjë me qytetarët pas 6 marsit, teksa ka dhe një mesazh për punonjësit e bashkisë:

“Të gjithë ata që janë specialistë, të gjithë ata që kanë fituar rrogën e tyre me djersën e ballit, do të vazhdojnë të jenë punonjës të bashkisë”.

Për këto e të tjera detaje nga vizioni i Mukës për ndryshimin e Durrësit, mendimet e tij lidhur me dy kundërshtarët e tjerë politikë në këtë garë, ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë.