Kandidati për deputet në listë të hapur i Partisë Socialiste në Durrës, Arkend Balla, ka shprehur bindjen për një fitore “spektakolare” në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se Durrësi do t’i japë mandatin e nëntë PS-së dhe mandatin e katërt kryeministrit Edi Rama.
Në një takim elektoral me mbështetësit në zonat e Spitallës dhe Porto Romanës, Balla falënderoi strukturat dhe qytetarët për angazhimin e tyre, duke vlerësuar fushatën derë më derë dhe kontaktet e drejtpërdrejta me banorët. “Unë jam besimplotë që edhe në këto zgjedhje, në datën 11 maj ne do marrim rezultat spektakolar”, deklaroi ai.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në katër ditët e mbetura të vazhdojnë me përkushtim dhe vendosmëri për të mbështetur Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. “Ndërsa për kandidatin, e vini vetë – me Arkendin,” përfundoi ai.
Zgjedhjet e 11 majit pritet të kenë rëndësi të veçantë për Durrësin, një nga qytetet kyçe në hartën elektorale të vendit.