I pranishëm në një nga takimet e ekipit të kandidatëve të PS të qarkut Durrës në zonën e plazhit, zonë të cilën e ka administruar si kryetar njësie për vite me radhë, kandidati dhe njëkohësisht deputeti Erjon Meka deklaroi se kjo zonë është një nga hapësirat më dinamike të qytetit, ku potenciali për zhvillim është i qartë dhe prioritet për qeverisjen socialiste.
“Diskutuam mbi projektet që kanë nisur dhe ato që janë në proces, si dhe për domosdoshmërinë e garantimit të vijimësisë së investimeve në infrastrukturë, turizëm, shërbime dhe mirëqenie.
Zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për të garantuar që transformimi i Durrësit dhe i Shqipërisë të mos ndalet”,– shkruan ndër të tjera Meka në një postim në rrjete sociale, ndërsa apelon që më 11 maj qytetarët të votojnë nr.5, PS-në.
Postimi i plotë:
Plazh, Durrës – Takim me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.
Së bashku me ekipin e kandidatëve të Qarkut Durrës, zhvilluam një takim me banorët e zonës së Plazhit, një nga hapësirat më dinamike të qytetit, ku potenciali për zhvillim është i qartë dhe prioritet për qeverisjen tonë.
Diskutuam mbi projektet që kanë nisur dhe ato që janë në proces, si dhe për domosdoshmërinë e garantimit të vijimësisë së investimeve në infrastrukturë, turizëm, shërbime dhe mirëqenie.
Zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për të garantuar që transformimi i Durrësit dhe i Shqipërisë të mos ndalet.
Për të çuar përpara reformat, për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për të avancuar integrimin e vendit në Bashkimin Europian.