Kandidati i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për qarkun e Durrësit, Emri Vata, ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të sistemit shëndetësor në vend, duke e cilësuar atë një “krizë kombëtare”.
Në një postim në rrjetet sociale, Vata theksoi se qytetarët janë të detyruar të paguajnë nga xhepi për shërbime bazë, ndërsa sipas tij, spitalet nuk ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe ilaçet nuk sjellin më shërim.
“Shëndetësia sot është krizë kombëtare. Ilaçet nuk shërojnë, spitalet nuk shërbejnë, dhe qytetarët paguajnë nga xhepi”, deklaroi ndër të tjera Vata.
Postimi i plotë:
Shëndetësia sot është krizë kombëtare. Ilaçet nuk shërojnë, spitalet nuk shërbejnë, dhe qytetarët paguajnë nga xhepi. 📌 Me PD-në në qeveri, çdo ilaç do të kontrollohet, çdo pacient do të trajtohet, dhe çdo qytetar do të ketë shëndetësi dinjitoze. 📌 Shëndetësia për njerëzit, jo për oligarkët!📌Shëndetësia nuk duhet të jetë privilegj. 😍 Ndaj me 11 Maj votojmë për PD, votojmë për një Shqipëri Madhështore