Kandidati i Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Emri Vata, zhvilloi një takim me qytetarët e Durrësit në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit.

Në fjalën e tij para mbështetësve, Vata theksoi nevojën për një ndryshim të thellë, duke deklaruar se “duhet ndryshim që populli të marrë frymë”, ndërsa i ftoi qytetarët të bëhen pjesë aktive e këtij transformimi përmes votës.