Kandidati për deputet i Partisë së Lirisë në Durrës, Adriatik Hoxha, si një sportist profesionist në hedhje gjyleje dhe disku, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare duke u shpallur dhe kampion, tregon se një nga prioritetet e tij është pikërisht sporti.

Sipas Hoxhës, sporti sot në Shqipëri është i lënë pas dore dhe talenteve të reja u mungon përkrahja, por sot është koha t’u japim sportistëve dhe të rinjve vëmendjen dhe përkrahjen që meritojnë, sepse përmes tyre ndërtojmë të ardhmen e këtij vendi.

Kemi kampionë që stërviten në kushte minimale dhe të rinj që e lënë sportin për shkak të mungesës së mbështetjes. Kjo nuk është vetëm padrejtësi, është humbje kombëtare. Për fat të keq, shpesh sporti shihet si një luks i panevojshëm. Si diçka që mund të presë, që nuk është thelbësore. Por unë besoj të kundërtën: sporti është nevojë, është parakusht për një shoqëri të shëndetshme dhe aktive. Është koha t’i kthehemi sportit, dëshirës për shëndet më të mirë, për një jetë aktive dhe një shoqëri me të rinj të fokusuar, energjikë, larg veseve dhe rrugëve të këqija”, shkruan ai në një postim në “Facebook”.

Statusi i Adriatik Hoxhës:

Sporti, krenaria e shpirtit kombëtar dhe përgjegjësia jonë për ta ngritur më lart.

Si sportist që kam përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe kam fituar medalje si kampion në hedhje gjyleje dhe disku, e ndjej detyrë që në këtë rrugë të re politike, një nga prioritetet dhe fokusi im të jetë sporti.

Sepse sporti sot në Shqipëri është i lënë pas dore. Palestrat janë të amortizuara. Talenteve të reja u mungon përkrahja. Klube të tëra funksionojnë vetëm falë pasionit të trajnerëve dhe prindërve që sakrifikojnë gjithçka. Kemi kampionë që stërviten në kushte minimale dhe të rinj që e lënë sportin për shkak të mungesës së mbështetjes. Kjo nuk është vetëm padrejtësi, është humbje kombëtare.

Për fat të keq, shpesh sporti shihet si një luks i panevojshëm. Si diçka që mund të presë, që nuk është thelbësore. Por unë besoj të kundërtën: sporti është nevojë, është parakusht për një shoqëri të shëndetshme dhe aktive. Është edukim, është shëndet, është bashkim dhe krenari.

Është koha t’i kthehemi sportit, dëshirës për shëndet më të mirë, për një jetë aktive dhe një shoqëri me të rinj të fokusuar, energjikë, larg veseve dhe rrugëve të këqija. T’u japim sportistëve dhe të rinjve vëmendjen dhe përkrahjen që meritojnë, sepse përmes tyre ndërtojmë të ardhmen e këtij vendi.

Prandaj sot është koha të kthejmë sytë nga Shqipëria. Të dëgjojmë zërin e njerëzve të ndershëm, të atyre që duan ta ndryshojnë vendin me vepra. Më 11 maj, ju ftoj të gjithëve 🗳️ të votoni, të shprehni vullnetin tuaj dhe të merrni në dorë fatin e Shqipërisë.

🗳️ Votoni 🇦🇱 PD–ASHM

🗳️ Votoni Adriatik Hoxha për qarkun Durrës

🗳️ Votoni Ilir Metaj për Tiranën

Koha për ndryshim ka ardhur. Le ta bëjmë së bashku!